Vasfije Krasniqi: Edhe pas 20 vjetësh, viktimat e dhunës seksuale po dëbohen nga shtëpitë e tyre

00:13 | 22 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar ndaj stigmatizimit nga shoqëria dhe familja për femrat që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës.

Krasniqi-Goodman ka thënë se shpesh ka menduar se si do të reagojnë njerëzit e tjerë kur të kuptojnë se çfarë ju ka ndodhur nga kriminelët.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo u shpreh se ka shpresuar shumë se viktimave do t’ju jepet ndihma e nevojshme.

Krasniqi-Goodman tregoi një rast për të cilin kishte mësuar, ku një grua ishte dëbuar para disa ditësh nga shtëpia bashkë me fëmijët duke mbetur në rrugë.

https://www.facebook.com/bucha.krasniqi/posts/2830706330489263

 

Të ngjashme