Google ADS

Horoskopi i dashurisë për vitin 2020: Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari

22:35 | 21 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Si do te jeta e dashurisë në vitin 2020? Kush do të goditet nga shigjetat e dashurisë, kush do të ketë marrëdhënie të stabilizuar dhe kush do të përjetojë ndarje…

Viti i Ri sjell shumë të papritura për shenjat e horoskopi, prandaj portal arbresh.info sjell në detaje atë për ju.

PESHORJA

Peshoret në vitin 2020 duhet të vendosin nëse kanë nevojë që të hyjnë në një marrëdhënie apo kërkojnë liri. Të dyja njëkohësisht nuk mund të bëhen, prandaj duhet të vendosni se në cilën anë dëshironi të shkoni. Prilli dhe muaji gusht do të jenë muajt më të qetë për ju. Disa Peshore që e kanë dashurinë e tyre larg, do të kenë vështirësi për të vazhduar tutje. Në anën tjetër, nëse ia dilni që të qartësoni gjërat, marrëdheniet e juaja do të bëhen më serioze. Peshoret e martuara duhet të bëjnë kujdes me shpenzimet e pasurive të palujtshme. Ndërkaq, Peshoret beqare do të kenë një vit të qetë dhe të gëzuar të mbushur me dashuro. Edhe pse do të keni mundësinë për histori të reja emocionale gjatë gjithë vitit, periudha për ngjarje serioze emocionale është pjesa e dytë e vitit 2020.

AKREPI

Me Uranin në fushën e dashurisë, ky vit do të jetë jashtëzakonisht harmonik dhe paqësor për Akrepët. Urani në vitin 2020 do t’ju jep mundësi që të ndryshoni gjërat në mënyrën më të mirë të duhur dhe të jeni më të hapur për njëri-tjetrin dhe të zgjidhni shumë nga çështjet që ju kanë mbetur pezull. Fusha më e theksuar do të jetë komunikimi i ndërshëm dhe i qetë. Është shumë me rëndësi që të dini të shfrytëzoni kohën sa më shumë me më të dashurit tuaj. Në marrëdhënie më të gjata emocionale, vjeshta është koha ideale që marrëdhënia juaj të forcohet. Akrepat beqarë gjatë vitit 2020 do të përjetojnë takime shumë të mira. Pjesa e parë e vitit do të përqendrohet te marrëdhëniet e paqëndrueshme, ndërkaq gushti është muaji ku mund të lindin dashuri të reja dhe të forcohen ato aktualet.

SHIGJETARI

Nëse doni që të bëni ndryshime me partnerin tuaj, shanset janë që ky vit të mos jetë emocionalisht i duhuri për ju. Megjithatë, kushtoni vëmendje pranverës, sepse gjatë kësaj periudhe do të bëhen të qarta marrëdhëniet tuaja, nëse ato janë në rrugën e duhur, apo po e humbisni kot, transmeton portal arbresh.info
Këtë vit duhet të jeni më realist, me këmbë në tokë dhe duhet të shikoni marrëdhëniet tuaja emocionale në mënyrë më praktike. Disa nga Akrepërt gjatë pjesës së dytë të vitit do të hyjnë në fazën e mendimit për marrëdhënie serioze, ose edhe për martesë.
Shigjetarët beqarë do të përjetojnë moment shumë emocionuese në pranverë, të cilat do të sjellin mundësi të reja dashurie dhe gjithashtu mund të sjellin disa njerëz të rinjë në jetën tuaj. Dashuria do të triumfojë më shumë gjatë gjashtë muajve të fundit  të vitit 2020. Marrëdhëniet e filluara gjatë kësaj periudhe do të kenë një rrjedhë të shpejtë dhe shumë lehtë mund të përfundojnë në martesë në fund të vitit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme