Rama: 1.2 miliard euro nga BE për zbatimin e marrëveshjeve të “MiniShengenit”

14:40 | 21 Dhjetor 2019
Arbresh.info

1.2 miliard euro do të jepen nga Bashkimi Evropian për zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të “MiniShengenit”.

Ky zhvillim u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në konferencën në Tiranë, në krah të liderëve të shteteve ballkanike.

Rama theksoi se “këto fonde nuk janë kredi, por janë grante”, duke shtuar se nisma po sjell vetëm të mira për të gjitha shtetet dhe se nuk favorizon asnjë shtet në veçanti në dëm të një shteti tjetër.

Kryeministri tha se edhe levizja e lirë në të treja vendet të shtetasve që vijnë nga vende të tjera do të ndihmojë kryesisht në rritjet e turizmit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme