Google ADS

UEFA dënon Turqinë dhe paralajmëron lojtarët që bënë përshëndetje ushtarake

14:12 | 21 Dhjetor 2019
L G

UEFA e ka gjobitur me 50,800 dollarë Federatën e Futbollit të Turqisë dhe ia ka tërhequr vërejtjen më shumë se 20 lojtarëve për përshëndetjet ushtarake në ndeshjet e tetorit, lidhur me aksionin ushtarak në Siri.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA – që ndalon çfarëdo sjellje apo deklarate publike në stadiumet e futbollit – e kishte hapur një hetim kundër Turqisë, pasi lojtarët e ekipit të saj kombëtar bënë përshëndetje ushtarake në mbështetje të ushtarëve turq në dy ndeshjet e tyre kualifikuese për Euro 2020 kundër Shqipërisë dhe Francës, gjatë muajit tetor, transmeton Gazeta Express.

Forcat turke e kishin nisur një sulm kundër kurdëve më 9 tetor në Siri, menjëherë pasi SHBA-ja i tërhoqi trupat ushtarake nga rajoni kufitar mes Sirisë dhe Turqisë. Më vonë, palët u pajtuan për një armëpushim pesëditorë, pas kritikave të ashpra që Turqia i mori nga e gjithë bota.

Turqit gjithandej në u përfshinë në gjeste politike dhe mbështetje për ushtarët e vendit të tyre gjatë asaj periudhe dhe tani Federata e Futbollit e Turqisë është gjobitur pasi që veprimet u konsideruan “të papërshtatshme duke e marrë parasysh kontekstit politik në ato momente”.

Klubi gjerman St Pauli e kishte marrë një vendim drastik gjatë asaj kohe, duke e larguar njërin prej lojtarëve të vet, Cenk Sahin, pasi ai e kishte postuar një mesazh përkrahës për ushtrinë turke në rrjetet sociale.

“Ne jemi në anën e ushtrisë sonë heroike. Lutemi për ju!”, kishte shkruar Sahin në Instagram, duke e nxitur St Paulin ta përzë nga klubi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme