Autoritetet e Zelandës së Re, kanë bërë të ditur sot se vendi i tyre do të jetë shumë më i sigurt, pasi pronarët dorëzuan më shumë se 50,000 armë, si pjesë e një programi të blerjes së tyre, pas ndalimit të armëve të zjarrit.
Megjithatë, kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, duke konsideruar se janë me qindra armë të tjera, që mbahen ilegalisht nga pronarët e tyre.
Qeveria kërkoi grumbullimin e armëve më të rrezikshme gjysmë automatike, nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhaminë e Christchurch, ku një sulmues i vetëm vrau 51 persona.
Policia më pas, nisi një program gjashtëmujor, për të blerë armët e ndaluara rishtazi nga pronarët.
Blera e armëve përfundoi mbrëmë në mesnatë, derisa qendra e grumbullimit mbetën hapur, nga interesimi i rritur për t’i dorëzuar armët në minutën e fundit, transmeton telegrafi.
Shifrat e përkohshme tregojnë se 33,000 njerëz dorëzuan 51,000 armë, derisa 5000 të tjerë ishin pjesë e një amnistie paralele, në të cilën pronarët mund të dorëzonin çdo lloj arme zjarri, pa iu bërë pyetje, por pa u kompensuar. /Express
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...