Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për situatën në Libi, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Sekretari Pompeo dhe ministri Maas thuhet se kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me shkeljen e embargos së armëve dhe rritjen e numrit të mecerenarëve të përfshirë në luftimet në Libi, transmeton Ekonomia Online.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Rusia sponsorizon mercenarët në Libi. Këto komente ai i ka bërë teksa ka mbrojtur marrëveshjen e arritur ndërmjet Ankarasë dhe Qeverisë libiane, që udhëhiqet nga Fayez Serraj dhe që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.
Konflikti në Libi nisi më 2011, pas një revolte të armatosur që çoi në rrëzimin nga pushteti të Moamer Gaddafit.
Në Libi aktualisht janë dy qeveri: ajo që mbështetet nga OKB-ja e që është me seli në Tripoli dhe që udhëhiqet nga Fayez Serraj dhe qeveria tjetër që udhëhiqet nga komandanti Khalifa Haftar me seli në Tobruk.
Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Rusia mbështetin qeverinë e Haftarit, ndërkaq Katari dhe Turqia mbështesin qeverinë në Tripoli.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...