Portieri veteran Gianluigi Buffon ka thënë se disfata kundër Lazios e ka ndihmuar Juventusit pasi që bardhezinjtë tani e kanë gjetur sërish entuziazmin që e kishin humbur, para takimit mes dy skuadrave sërish në Superkupën e Italisë.
Zonja e Vjetër përballet me bardhekaltritvetëm dy javë pasi dyshja ishte përballur në Serie A në Stadio Olimpico. Gianluigi Buffoni thotë se Juventusi është i vetëdijshëm se sa i miri është kundërshtari, transmeton Gazeta Express.
“Gjërat nuk shkuan ashtu siç deshën para dy javësh, por ne nuk e merituam të humbasim. Kjo disfatë ishte rezultat i incidenteve negative, në disa raste kishte pasur ndeshje që s’e meritonim të fitonim por e arritëm këtë në minutën e 94-të”, ka thënë Buffoni për Corriere dello Sport.
Lazio radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A dhe është vetëm gjashtë pikë prapa liderit Juventus, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Ata e kanë një skuadër të shkëlqyeshme, që ka cilësi të mrekullueshme dhe individë të rëndësishëm. Në repartin e sulmit, ata janë shumë të rrezikshëm. Ne e respektojmë kundërshtarin tonë, por jam i sigurt se edhe ata na respektojnë neve”.
“Ne e kemi zbuluar sërish entuziazmin që e humbëm kur pësuam disfatë kundër Lazios. Jemi kthyer në krye të tabelës dhe po e dëshmojmë vullnetin tonë të madh”.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D