Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka pretenduar se ai ishte rrëmbyer nga alienët dhe gjithashtu ka zbuluar se e kishte humbur virgjërinë kur ishte vetëm 13-vjeçar me një grua më të vjetër.
59-vjeçari, tani trajner i klubit të vendlindjes së tij Gimnasia, e ka dhënë së fundi një intervistë interesante për kanalin sportiv në Argjentinë, TyC Sports, transmeton Gazeta Express.
Kur u pyet nëse beson në UFO, Maradona tha: “Pse ka nevojë të shpiken? Një herë, pas shumë pijeve, unë humba për tre ditë. Kur u ktheva, u tregova se me kishin marrë alienët. U thashë: “Ata më morën, s’mund të ju tregoj asgjë””.
Në po të njëjtën intervistë, ish-sulmuesi i Napolit dhe Barcelonës u pyet edhe se kur e kishte humbur virgjërinë.
“Në moshën 13-vjeçare, në një bodrum me një zonjë më të vjetër. Unë isha mbi të dhe ajo po e lexonte një gazetë”, shtoi Maradona.
Ai vazhdoi duke zbuluar se kishte luajtur në shumë ndeshje të mëdha futbolli pa fjetur gjithë natën si dhe tha se do t’iu ftonte Carlos Tevezin, Lionel Messin dhe Gabriel Heinzen nëse do të duhej t’i ftonte tre futbollistë në jahtin e tij.
Sa i përket golin të tij të famshëm të shënuar më dorë kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, Maradona e përshkroi veten si “një djalosh normal, i cili shënoi gol kundër anglezëve, që po na i vrisnin fëmijët në Luftën e Falklands”.
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...