Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.
Dyshja e shoqërojnë njëri-tjetrin thuajse në çdo paraqitje që Dua ka në eventet e rangut botëror si dhe në përditshmëri gjithmonë shihen pranë njëri-tjetrit shkruan portali arbresh.info
Dua Lipa gjeti pak kohë për një pushim të vogël të premten, ndërsa u pa me të dashurin e saj Anwar Hadid rrugëve të New Yorkut, bukuroshja dukej e lezetshme në një xhaketë rozë të mbushur me tegela, ndërsa mbante duart shtrënguar me modelin 20-vjeçar.
Ylli kosovar mbante sendet e saj në një çantë të zezë dhe për aksesorë kishte zgjedhur disa unaza ari, ndërsa Anwar kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona të lyer me arna të ndryshme.
Ndryshe, së fundi këngëtarja shqiptare mori pjesë edhe në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku këndoi “Don’t start now”, që është kënga e parë e albumit të saj të dytë, i cili pritet të dalë në fillim të vitit 2020. /arbresh.info/
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë nga stafi i CNN
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
A ka ende gjasa të fitoj Kamala Harris në zgjedhjet presiden...