Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2020, duke e shndërruar në ligj.
Ky legjislacion ka një dispozitë që sanksionon gazsjellësin rus Rrjedha Veriore 2.
Trump nënshkroi këtë ligj më 20 dhjetor. Dispozita kërkon që anijet që janë të vendosura në gazsjellësin rus të përfundojnë punën e tyre “menjëherë” ose do të përballen me sanksione, përshirë këtu edhe ngrirjen e aseteve.
Projekti Rrjedha Verirore 2, që është në vlerë prej 11 miliardë dollarësh, është vetëm pak javë drejt përfundimit dhe analistët janë të ndarë nëse vendosja e sanksioneve në një fazë kaq të vonë, do të ndalojë këtë projekt.
Alleseas Group, një kompani me seli në Zvicër dhe që po punon segmentet e fundit në tubacionin prej 1,230 kilometrash, ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj dhe është në pritje të miratimit të ligjit.
“Allseas do të vazhdojë punën në përputhje me legjislacionin dhe do të presë udhëzime që përbajnë sqarimet e nevojshme rregullative, teknike dhe mjedisore nga autoritetet përkatëse amerikane”, tha kompania përmes një deklarate.
Projekti Rrjedha Veriore 2 është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-ja, pasi Uashingtoni beson se Evropa do të thellojë varësinë nga energjia ruse dhe do t’i japë Kremlinit fuqi më të madhe mbi shtetet e Evropës Lindore. Gjermania, që është pjesë e këtij projekti, pas njoftimit për nënshkrimin e ligjit për sanksione, ka thënë se ky vendim nuk do ta prekë shtetin gjerman, por kompanitë private.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...