Google ADS

Rama në Durrës me Vuçiçin, Zaevin dhe Gjukanoviçin, por në Tiranë vazhdojnë protestat

10:13 | 21 Dhjetor 2019
L G

Para nisjes së atij që e kanë quajtur si “Mini Shengeni” i Ballkanit kryeministri Edi Rama pati një vizitë në Durrës për të parë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin e Malizt të Zi Milo Djukanovic.

Rama i ka njohur liderët e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj të shtune në orën 10.00, do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”.

Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve.

Ndërsa në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.

Por teksa ata zhvillonin vizita në Durrës dhe Golem, në Tiranë përfaqësues të shoqërisë civile kanë vijuar protesta kundër vizitës së Vuçiçit në Shqipëri.

Ata shprehen se në Tiranë nuk mund të vijë si në shtëpinë e vet ish- ministri i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, i cili pak ditë më parë mohoi edhe masakrën e Reçakut.

Ndërsa i bëjnë thirrje Ramës që të tërhiqet nga kjo nismë, tek e cila nuk merr pjesë Kosova./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme