Durrës, Rama, Zaev, Vuçiç dhe Gjukanoviç mbërrijnë te kompleksi “Jedas”, zona rrethohet nga forca të shuma policore

09:23 | 21 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç.

Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore.

Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme