Kida vjen me një pozë provokative në 22-vjetorin e lindjes së saj

09:19 | 21 Dhjetor 2019
A. B.

Ajo konsiderohet të jetë një prej emrave më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, ndërsa është shumë e dashur për publikun.

Fjala është për këngëtaren Orhidea Latifi, e cila shquhet për zërin e veçantë e njëherësh komentohet tejet shumë edhe për pamjen tërheqëse, shkruan portali arbresh.info

Kida  së fundmi publikoi me rastin e ditëlindjes së saj, për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke pozuar nga mbrapa.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi ka pozuar me shpinën zbuluar për 22-vjetorin e lindjes së saj, teksa ka vënë në pah të pasmet atraktive.

“Malli” përndryshe mbetet realizimi i fundit muzikor i Kidës, i lansuar në muajin nëntor dhe vetëm për një muaj ka kaluar shifrën e 4.9 milionë shikimeve në kanalin zyrtar, YouTube. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme