Gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas përleshjeve të policisë indiane me mijëra protestues që kishin dalë në rrugë nëpër disa pjesë të vendit për ta kundërshtuar ligjin e ri për shtetësinë, i cili po vlerësohet si diskriminues ndaj myslimanëve.
Protestuesit u përballen me policinë në mënyrë të dhunshme në vendet ku autoritetet kishin vendosur barrikada. Përleshjet ndodhën në disa qytete të rajonit Uttar Pradesh, i cili e ka numrin më të madh të popullsisë në Indi.
Shefi i policisë së këtij rajoni tha se së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar, duke e bërë të premten ditën më vdekjeprurëse të protestave deri më tash.
Sipas zyrtarit policor, asnjëri prej protestuesve nuk ka vdekur për shkak të dhunës së policisë, ndërsa autoritetet i kanë arrestuar 144 persona. Këto viktima e çuan në 13 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në protestat që kanë hyrë në javën e dytë.
Kryengritja kundër ligjit të përkrahur nga qeveria nacionaliste e kryeministrit Narendra Modi është rasti më i madh i shfaqjes së pakënaqësisë publike që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2014.
Ligji i propozuar nga qeveria ua mundëson pakicave fetare të vendeve fqinje, të cilat janë të përndjekura në atdheun e tyre, që ta fitojnë shtetësinë indiane. Megjithatë, nga kjo e drejtë janë përjashtuar myslimanët, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...