Sikur të dinin femrat për çka mendojnë meshkujt derisa bëjnë dashuri, do të nevrikoseshin më pak
Edhe një dëshmi që jemi dy botë të ndryshme!
Shumë hulumtime kanë treguar që derisa bëjnë dashuri meshkujt janë ata të cilët arrijnë orgazëm në 95 për qind të rasteve, derisa te femrat kjo përqindje është nga 50 deri në 70 për qind.
Njëherësh, disa femra ankohen se meshkujve u është me rëndësi vetëm kënaqja e tyre dhe nuk kujdesen se a do të përjetojë femra kënaqësinë kulmore.
Mirëpo, e vërteta është ndryshe.
Natyrisht, edhe pse ekzistojnë meshkuj të cilët nuk brengosen se a është kënaqur femra në aktin intim, shumica gjithsesi brengosen.
Gazetari Michael Castleman i cili tashmë më shumë se 40 vjet u përgjigjet pyetjeve të ngjashme, thotë që pyetja të cilën ia bëjnë shumica e meshkujve është – si t’i ndihmoj partneres sime që të përjetojë orgazmën?
Veç kësaj, brengosja e meshkujve rreth problemeve vetjake siç janë ejakulimi i hershëm apo madhësia e organit gjenital, pjesërisht rezultojnë nga besimi që problemet e tyre ndikojnë në kënaqjen e partnereve të tyre.
E vërteta është që ato probleme dhe probleme të ngjashme kanë më pak lidhje me kënaqësinë seksuale të femrave sesa besojnë meshkujt.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...