Para dy ditësh, teksa Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, ishte duke mbajtur mbledhje, kryetari Isa Mustafa kishte marrë një telefonatë nga përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
E lidhur me atë se çka është biseduar në këtë telefonatë, ka folur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti.
“Me atë që e di unë, në telefonatë Palmer është shprehur i interesuar se deri ku kanë arritur bisedat me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit”, ka thënë Ahmeti në Blicinterview.
Ahmeti ka folur edhe për takimin e Mustafës, me delegacionin gjerman, të dërguar në Kosovë nga ana e kancelares, Angela Merkel.
Kryetari i Lipjanit, e ka pranuar se ka presione nga ana e faktorëve ndërkombëtar, për arritjen e koalicionit LDK-VV, duke thënë se ky presion është pozitiv.
“Në fakt është normale sa i përket presioneve. Kosovën e presin shumë sfida të mëdha, për shkak të dialogut dhe gjërave tjera. Ndërkombëtarët normalisht që kërkojnë që të bëhet qeveria. Qëllimi i tyre është qëllim mirë. Në dijeninë time, është kërkesë e tyre që të përfundohet sa më parë çështje e formimit të qeverisë”, ka thënë ndër të tjera Imri Ahmeti.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton