Ish-ministri i LDK’së: Vetëvendosje po kërcënon me zgjedhje

22:55 | 20 Dhjetor 2019
L G

Ish-ministri i Jashtëm nga LDK, Skënder Hyseni ka thënë se nëse nuk arrihet te një marrëveshje, LDK mund ta përkrah seriozisht një qeveri të pakicës, e prezantuar nga Vetëvendosje.

Hyseni tha në këto bisedime që po zhvillohen për koalicion mes LDK-së dhe LVV-së, nuk ka partneritetet, nuk ka sinqeritet dhe nuk ka pragmatizëm.

Ai tha se skepticizmin e ka shkaktuar ekskluzivisht Vetëvendosje, duke kërcënuar me zgjedhje dhe forma tjera, thuaj se i kanë 90 përqin të votave.

“Duhet të këndellen, pasi të dyja bashkë nuk e bëjnë çerekun e trupit votues të shqiptarëve në Kosovë, andaj kërkohet nevoja e një pragmatizmi fleksibil”, deklaroi ai në RTV21.

Ai ka thënë se nëse SHBA dhe Britania e Madhe, kanë thënë se duhet të formohet qeveria, ai tha se është thënë gabim, por Hyseni tregoi se kështu nuk është thënë, pasi është në rrjedh të bisedimeve.

Ai tha se kjo situatë është krijuar nga LVV dhe nga disa analist të quajtur, pasi një këmbë e kanë në një parti të caktuar dhe një në parti, dhe sipas tij nuk mund të ndërtojnë koncepte politike nga personat në studio, pasi nuk kanë përgjegjësi kushtetuese.

“LVV e ka përgjegjësinë e plotë, sepse është parti fituese dhe varet nga ajo a do të ftojë një parti të tretë në koalicion, qoftë AAK-në, apo Nismën”, tha Hyseni.

Ai ka thënë se emri i kandidatit për President nuk është përmendur në LDK dhe nuk ka emër, kurse emri i Isa Mustafës i përfolur si kandidat i mundshëm, ai tha se është bërë për ta diskretituar emrin e tij, dhe këtë ai e quajti të turpshme.

Ai tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje, LDK mund ta përkrah seriozisht një qeveri të pakicës, e prezantuar nga Vetëvendosje.

Hyseni tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje për Presidentin, vendi detyrimisht do të shkojë në zgjedhje në momentin që vie situata për zgjedhjen e Presidentit.

Ish-ministri Hyseni po ashtu e quajti të pa pjekur dhe të matur, deklaratën e Kurtit pas zgjedhjeve, se marrëveshja do të arrihet brenda 72 orëve. Ai po ashtu tha se sa i përket LDK-së, marrëveshja do të arrihej brenda 72 orëve, por është LVV që po i kundërshton parimet e LDK-së.

Hyseni tha se nëse përqendrohet shteti në qeveri dhe në presidencë nga Vetëvendosje, do të ketë kapje të shtetit, por në një formë tjetër nga kjo që kemi sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme