Nikolloski nuk beson nëse Zaev ka denoncuar rastin ‘Haraçi’

22:44 | 20 Dhjetor 2019
L G

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në emisionin ‘360 gradë’ tha se ai nuk beson se kryeministri Zoran Zaev ka denoncuar rastin ‘Haraçi’ në Prokurori.

“A e ka denoncuar? Rrëfimi i tij të cilin po e ndërton është se ai e ka denoncuar në Prokurori. Do të ishte mirë ta shohim denoncimin. Nëse nuk ka dëshmi në letër, atëherë ai nuk e ka denoncuar”, tha Nikolloski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se për çdo denoncim, prokurori duhet të mban shënime dhe nëse me të vërtetë është denoncuar duhet ta paraqesë denoncimin.

“Dyshoj se nuk e ka denoncuar dhe bëhet fjalë për një PR të keq”, tha mes tjerash Nikolloski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme