Google ADS

Ismet Hebibi përsëri do pozitën e Presidentit, thotë se s’do fare rrogë

20:38 | 20 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është venitur.

Oftamologu nga Juniku, Ismet Hebibi që më 2016, e vetëshpalli kandidaturën, thotë se këtë detyrë do ta ushtronte pa pagesë.

Por, derisa zgjedhja e presidentit është punë pazaresh midis partive, ky e ka një ofertë për Isa Mustafën, partinë e të cilit e votoi në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Jam në gjendje tokën edhe pasurinë time ta shes dhe t`i jap Mustafës pagën e presidentit sa të jetë gjallë vetëm ta bëjë koalicionin”, ka thënë Hebibi, njofton Klan Kosova.

Hebibi thotë se asnjë kandidat i propozuar nga partitë nuk ka sukses nëse nuk zgjidhet nga vota e popullit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme