Google ADS

Pas takimit me Ramën e Zaevin, Vuçiq thotë se kanë arritur shumë marrëveshje konkrete

20:18 | 20 Dhjetor 2019
L G

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është ndarë i kënaqur me takimin me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, takim i cili është mbajtur sonte në Tiranë, dhe ka shtuar se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”.

“Këtë që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, tha Vuçiqi për gazetarët pas takimit, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”, transmeton Koha.net.

Ai tha më tej se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme