Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2019, i cili në këtë vit iu nda z. Qëndron Kastrati.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se ky është viti i 11 që FOL e ndan një çmim të tillë në prezencë të miqve dhe mbështetësve të FOL-it gjatë këtyre viteve. “Të gjithë jemi të vetëdijesim për gjendjen e arsimit në Kosovë e cila fatkeqësisht është në nivel shumë të ultë. Të gjithë përmendim se duhen reforma por askush nuk nisi një reformë të mirëfilltë në këtë fushë, përveç z. Qëndron Kastrati, kryetar i komunës së Kamenicës, i cili është fituesi i Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2019”, tha ajo. Mirëpo sipas saj, në tërë këtë rrugëtim Qëndroni nuk ishte vetëm. “Qëndroni kishte mbrapa edhe një ndihmë të madhe që i kishin ofruar Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues, të cilët përmes hulumtimeve dhe propozimeve kanë ndihmuar komunën se si të bëhet ky ri-organizim në mënyrën më të mirë”, tha ajo.
Ndërkaq, Leonora Kryeziu anëtare e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, tha se guximi i Qëndronit për të filluar një reformë të tillë duhet vlerësuar lartë dhe pse jo të merret si shembull edhe nga komunat tjera. “Arsimi në Kosovë ka nevojë për një reformë të mirëfilltë sic e ka bërë komuna e Kamenicës, andaj një shembull të tillë do të duhej ta merrnin të gjithë në mënyrë që sistemi arsimor në Kosovë të avancohet”, tha Kryeziu.
Qëndron Kastrati, kryetar i komunës së Kamenicës tha se ky cmim vetëm sa e motivon më shumë në drejtimin që e ka nisur për të përmirësuar sistemin arsimor në komunën e tij. “Jemi përball më shumë probleme, po një reformë e tillë ka qenë më se e nevojshme”, tha ai. Sipas tij, ndihmë të madhe në tërë proces kanë dhënë Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues pa të cilët nuk do të ishte e mundur të bëhet një gjë e tillë.
Ndërkaq, në emër të Asociacionit të ish diplomuarve nga Programi i Lidershipit Transformues foli, Alban Krasniqi i cili tha se Asociacioni që përfaqëson mbledh rreth vetës shumë të rinj profesionist që janë në gjendje që të ndihmojnë Kosovën, pas studimeve që kanë përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ka qenë kënaqësi që kemi bashkëpunu me kryetarin e Kamenicës dhe i cili na ka besu shumë në ekspertizën që ne i kemi ofru në reformave që ai kishte filluar”, tha Krasniqi./arbresh.info
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...