Google ADS

Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane, Senati miraton një buxhet prej 1.4 trilion dollarësh

19:06 | 20 Dhjetor 2019
L G

Senati amerikan miratoi një paketë shpenzimesh prej 1,4 trilionë dollarësh që pritet të nënshkruhet me ligj nga presidenti Donald Trump.

Projektligji i shpenzimeve, i miratuara në dy votime 73-21 dhe 81-11, vjen përpara një afati që përfundon sot për të financuar qeverinë ose për t’u përballur me një mbyllje të saj.

Vitin e kaluar deputetët republikanë dhe presidenti Trump përdorën afatin e buxhetit si lëvizje politike në përpjekje për të marrë fonde për murin kufitar të Trump-it me Meksikën.

Ngërçi për financimin e murit çoi në mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e SHBA-së, në 35 ditë.

Këtë vit deputetët deklaruan se dëshironin të shmangnin mbylljen e qeverisë dhe projektligji i financimit të vitit 2020 të përfshijë 1,4 miliardë dollarë fonde për murin kufitar.

Gjithashtu rriti moshën e lejuar për blerjen e produkteve të duhanit nga 18 në 21 dhe siguroi 25 milion dollarë për studime të dhunës me armë./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme