Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e Hysen Dobroshit, i dënuar për vjedhje të rëndë

17:29 | 20 Dhjetor 2019
L G

Policia e Kosovës, Konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon  ndihmë nga qytetarët në gjetjen dhe kapjen e të dënuarit për vjedhje të rëndë, Hysen Dobroshi.

Policia, përmes një njoftimi ka publikuar edhe fotografinë e të kërkuarit nga drejtësia, raporton arbresh.info.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është HYSEN (Alush ) DOBROSHI  i lindur me 18.08.1984  në Pejë. I dënuari është i kërkuar për veprën penale: Një rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–           192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–           039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–           E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme