Për më shumë se dy orë, banorët e Çairit bllokuan rrugën, ku dje u shtypën tre fëmijë.
Ata janë revoltuar se vite me radhë janë dëshmitarë të aksidenteve të tmerrshëm në këtë pjesë të qytetit.
Ata kërkuan nga autoritetet që të rritet siguria në komunikacion.
“Këtu jam prej vitit 1980, mund të jenë dhjetëra aksidente të tilla që i kam parë. Këtu kalimi i këmbësorëve nuk respektohet aspak. Kishte treg këtu…këtu ka park, fëmijët s’mund të shkojnë nga kjo anë, s’mund të kalojnë. Disa herë këtu ka ndodhur në mes të kalimit të këmbësorëve të na shkelin me fëmijë, këto janë nipërit e mi”.
Nga vendi i aksidentit qytetarët u drejtuan drejt godinës së komunës, ku kërkuan takim me kryetarin Visar Ganiu, ndërsa njoftuan se do të kërkojnë takim edhe me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, nëse pushteti lokal nuk i plotëson kërkesat e tyre.
Tre vajzat e mitura që dje u shtypën me makinë janë në gjendje të qëndrueshme. Dy që kanë pasur thyerje në pjesën e këmbës, kokë dhe kraharor, janë operuar dhe janë në gjendje të qëndrueshme. E treta që pësoi lëndime të lehta pritet të lëshohet nesër për trajtim shtëpiak.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...