Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar spotin e tij në gjuhën angleze për mbrojtjen e Kushtetutës.
“Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese,”-shkruan ai.
Më herët Presidenti është shprehur se disa nga pyetjet e spotit të parë, marrin përgjigje në spotin e dytë. Në video thuhet se kreu i KED, Ardian Dvorani është vetëm një përcjellës i vendimeve të institucionit që drejton.
Presidenti ka bërë dhe një kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit, duke thënë se ka marrë kompetenca që nuk i përkasin si dhe ka bërë veprime mafioze për emërimet e anëtarëve të KED-së./opinion.al
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...