57 për qind e qytetarëve mendojnë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Ky rezultati i sondazhit 24 orësh të portalit arbresh.info, të realizuar me ndjekësit e platformës sociale Facebook.
43 për qind e ndjekëse mendojnë se duhet të ketë një koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit për Kuvendin e Kosovës nuk përcaktuan një fitues, duke sjellur të parën për një deputetë më shumë Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndarja e pushtetit, po bënë që dy partitë të mos dakordohen edhe pas më shumë dy muajve nga zgjedhjet.
Konstituimi i Legjislaturës së shtatë pritet të ndodhë më 26 dhjetor, datë e përcaktuar nga presidenti, Hashim Thaçi.
Politikologët vlerësojnë se kjo seancë mund të dështojë në rast të mos dakordimit të partive që po negociojnë një koalicion.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, disa herë ka garantuar se marrëveshja me LDK-në do të ketë për ndara të gjitha përgjegjësitë deri më 26 dhjetor.
Pavarësisht kësaj, LDK-ja dhe Vetëvendosje vazhdojnë të kenë mos dakordime në lidhje me përfshirjen e postit të Presidentit në këtë marrëveshje.
Derisa e para e kërkon si pjesë të marrëveshjes në këmbim të një ministrie, Vetëvendosje kërkon që ky post t’i takojnë një figure konsensuale edhe për opozitën./arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...