Haxha: Për zhvillimin e PTK-së kam kundërshtuar politikën në Kosovë

16:06 | 20 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ish- kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha në një intervistë ka treguar për kohën kur ka ardhë në Kosovë nga Britania e Madhe në Kosovë për të udhëhequr një ndër ndërmarrjet të mëdha publike.

Ai ka treguar këtë pozitë e ka marrë pa asnjë marrëveshje mbrapa saj, shkruan arbresh.info.

“Unë kam shkuar në Kosovë pa asnjë paragjykim por kam shkuar në një ambient që nuk  e kam njoftë, nuk kam shkuar me asnjë marrëveshje për asgjë. Kam shkuar në një vend që ka qenë tërësisht i minuar e këtë e kam kuptuar më vonë”, ka thënë ai.

Haxha ka treguar edhe për gjendjen që e ka gjetur PTK-në.

“Si ka qenë struktura organizative e ndërmarrjes e unë asnjëherë nuk kam bërë asnjë shkelje. Shumë shpejt kam arrit të mësoj më shpejt, I kam kap gjërat shpejt. Kompania ka qenë pothuajse burimi më i madh financiar i buxhetit të Kosovës por në kohën kemi kam shkuar ka qenë pothuajse në degradim. Parashikimet kanë qenë që kjo kompania të shkatërrohet dhe privatizohet brenda një kohe të shkurt, ta devalvojnë kompaninë dhe ta blejnë”, ka shtuar ai.

Ish- kryeshefi  i PTK-së ka thënë se për zhvillimin e ndërmarrjes ka kundërshtuar edhe politikën në Kosovë.

“Brenda dy muajve kompania ka marrë një hov të jashtëzakonshëm e brenda 3 viteve sa kam qenë unë aty, çdo muaj ka pas rritje rreth 15%. Në Kosovë nuk ka ndodhë asnjë krye shef ekzekutiv të dalë kundër politikës por unë kam dal kundër dhe e kam kundërshtuar strategjinë e tyre rreth PTK-së e këtu ka qenë suksese më i madh”, ka shtuar Haxha.

Më poshtë mund të gjeni të plotë intervistën./arbresh.info

 

https://www.youtube.com/channel/UChR-A__NS_C5kHDWj3PeAhw/videos

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme