Google ADS

Kurti e Mustafa në Kuvend, datë e “kurorëzimit” apo ndarjes?

15:35 | 20 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Qe 1 orë e 30 minuta ka filluar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike  të Kosovës, Isa Mustafws.

Ky takim i dy liderëve është vazhdimësi e takimeve të filluara muaj më parë për të arritur një koalicion për bashkëqeverisje, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë se këto dy parti tash e një javë kishin pezulluar takimet e tyre për shkak të postit të Presidentit.

Ky takim i cili po mbahet sot me dyer të mbyllura erdhi pas vizitës që një delegacion nga gjerman bëri në këto dy parti.

Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit është caktuar nga Presidenti që të mbahet më 26 dhjetor.

Ndonëse VV e LDK kishin deklaruar se marrëveshja do të arrihet para kësaj date gjasat duket se janë të vogla.

Mbetet të shihet nëse takimi i ditës së sotme do të jetë me rezultat për nënshkrimin e marrëveshjes./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme