Xhaka drejt rikthimit në Bundesliga, dy skuadra kanë bërë oferta për mesfushorin

13:48 | 20 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Granit Xhaka pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror nga Arsenali.

Mesfushori shqiptar nuk po gjen rehati te Arsenali dhe largimi i tij nga klubi duket i pashmangshëm.

Problemet që kishte me tifozët kanë bërë që Xhaka edhe pas rikthimit në fushë mos të gjej rehati.

E ardhmja e mesfushori nga Kosova duket se do të jetë përsëri në kampionatin gjerman Bundesliga.

Skuadra nga kryeqyteti gjerman Berlin, Hertha ka piketuar ish-kapitenin e Arsenalit për ta transferuar në janar.

Granit Xhaka. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Trajneri i Herthas, Jurgen Klinsmann e vlerëson shumë Xhakën dhe kërkon afrimin e tij në skuadër.

Hertha i ka bërë ofertë Arsenalit për ta marrë në huazim Xhakën në janar me mundësi blerje në fund të sezonit.

Oferta tjetër për prishtinasin është ajo nga ish-skuadra e tij Borussia Moenchegladbach që dëshiron rikthimin e Granitit.

Arsenali ka kërkuar zviceranin Denis Zakaria dhe dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy reprezentuesve zviceran.

Gjithsesi largimi i Xhakës nga Arsenali duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë tek Hertha apo Borussia Moenchegladbach. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme