Google ADS

Sulm me thikë në Londër, dy të vdekur dhe dy të plagosur

11:26 | 20 Dhjetor 2019
A. B.

Dy burra janë plagosur me thikë për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm që tronditi gjithë Londrën.

Një burrë në të 20-tat u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në Bromley Road, Walthamstow, rreth orës 19:15 GMT të enjten, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Një person tjetër  i moshës 30 vjeçare u gjet i vdekur pranë Parkut Scratchwood në Barnet në orën 20:27. Një viktimë tjetër, në të 20-at, gjithashtu mori lëndime të rënda trupore.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Policia Metropolitane tha se një burrë në të 20-at, i cili u gjet gjithashtu i plagosur në Walthamstow ishte dërguar në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Duke iu referuar goditjes me thikë më vonë, Scotland Yard tha që oficerët ishin thirrur në orën 20:27 në Barnet Bypass nga Shërbimi i Ambulancës në Londër për të raportuar për një burrë në të 20-at me plagë të rënda e më pas u dërgua në spital.

Policia kontrolloi një makinë aty pranë, ku gjeti një burrë në të 30-at , i cili u trajtua në vendngjarje, por vdiq pas disa çastesh /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme