Për Krasniqin kjo është skuadra e tretë në Malajzi, pasi më parë ka luajtur edhe për Kedah duke u bërë legjendë e klubit si dhe për Melaka.

Krasniqi dhe presidenti i Johor (Foto: JOHOR Southern Tigers)

Johor është skuadra më e madhe në Malajzi, ndërsa synimet e saj janë që ta mbrojë titullin, ta fitojë përsëri Kupën e Shtetit dhe të shkoj larg në Ligën e Kampionëve.

Krasniqi është njëri nga lojtarët më të mirë në Malajzi, ndërsa pritet shkëlqimi i tij me Johor. /Telegrafi/