Interesim i madh për vaksinim, në QKMF mbesin vetëm edhe 70 doza

10:59 | 20 Dhjetor 2019
A Z

Këtë vit interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal ka qenë më i lart se viteve të tjera, kështu thotë Shefi i Njësisë së Vaksinave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti.

Hoti për arbresh.info tregon se deri më tani janë dhënë 10 mijë e 600 doza, e që kanë mbetur vetëm edhe 70 doza për ti aplikuar.

Sipas tij koha ideale është deri më 25 dhjetor.

“Ne me vaksinat e gripit jemi furnizuar para 10 dite, kurse nga 10 dhjetori kemi filluar aplikimin e tyre,  Koha ideale është deri më 25 dhjetor. Asnjëherë nuk ka pasur kërkesa më shumë se sa në këtë vit për vaksinim, ngase edhe pak u vonuan vaksinat, por që deri më tani i kemi dhënë afër 10mij e 600 doza, por kemi marrë edhe një sasi prej 700 dozave për shkak të interesimit të madh të qytetarëve. Kanë mbetur vetëm edhe 70 doza për ti aplikuar, por besojmë që sot brenda ditës do të kryhen edhe këto, kështu që shumica e popullatës janë imunizua me këtë lloj vaksine”, deklaron ai.

Për shkak të interesimit të madh thotë se, gjatë ditës janë dhënë rreth 1000 doza të vaksinave.

“Ndërsa gjatë ditës i kemi dhënë rreth 1000 doza të vaksinave, kurse fluksi në ditën e parë ka qenë 2500 pacientë.”, pohoi ai.

Gjithashtu tregon se vaksinimi mund të jepet nga mosha 6 muajsh, por më i rëndësishëm është për personat me probleme shëndetësore, dhe për të moshuarit.

“Vaksina kundër gripit, mbron personat nga gripi sezonal, dhe për këtë vit këto vaksina janë përgatitur që mbrojnë katër tipa të viruseve, dy të tipit B dhe dy të tipit A, është shumë e rëndësishme që këtë vaksinë ta marrinë personat të cilët janë  me probleme shëndetësore si dhe të moshuarit. Ndërsa, vaksinimi mund të jepet nga mosha 6 muajsh”, shprehet ai./A.Zeka/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/491186321523417/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme