Të martën Qeveria në detyrë e Kosovës ndau rreth 400 mijë euro për veteranët.
Por i pari i saj, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk e di se për çka u ndanë këto para e as sa është shuma që ndau gjatë kësaj mbledhje për 16 pikat e miratuara.
Madje para gazetarëve ai u përgjigj me ironi.
“Hyni vet dhe i gjeni shumat se nuk i kam mbledh për ty”, tha ai të martën pas mbledhjes së 115 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
E nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj në një prononcim dhënë për arbresh.info ka treguar se për çka kanë kërkuar këto mjete.
Sipas tij shoqatës së Veteranëve u janë ndarë vetëm 78 mijë euro
“Ndarja është bërë në përgjithësi për veteranët por veteranëve të Luftës i janë ndarë diku 78 mijë euro ndërsa për pjesën e invalidëve dhe për pjesën e familjeve të dëshmorëve u ka ndarë vlera të dyfishta nga 150 mijë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se mjetet e ndara nga Qeveria do të shfrytëzohen për rehabilitim.
“Asnjëherë deri tani nuk janë ndarë kaq pak për veteranët e deri tani kjo shumë zakonisht është shfrytëzuar për rehabilitim nëpër banja, një pjesë e kemi dërguare dhe në deti por sivjet kryesia do të ulët dhe do të sheh se kush do të ketë nevojë për çka”, ka thënë ai.
Sipas tij kjo shoqatë nuk i ka pëlqyer shumë të parit të Qeverisë andaj ai ka vendosur të u zvogëloj shumën e parave
“Ne kemi kërkuar shumë më të madhe por si duket nuk i kemi shku shumë për qefi kësaj Qeverie dhe kaq ka nda. Ne nuk jemi në shërbim të Qeverive, Qeveria do të duhej të ishte në shërbimin tonë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se ky vendim ishte sanksion ndaj shoqatës.
“Janë sanksione që Qeveria i ka bërë, dy shoqatat e tjera që u kanë shku për qefi kanë marrë shume më të madhe të parave edhe pse invalidët janë të arsyeshme sepse ata kanë nevoja më të mëdha”, ka përfunduar Haradinaj.
Por, si Haradinaj nuk mendon kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se ky vendim nuk ka lidhje me politikën
“Nuk besoj se ka lidhje kjo me politikë sepse kërkesat tona për këto para janë për tri organizatat. Ne që e përfaqësojmë këto kategori jemi apolitik por kërkojmë bashkëpunim për të ndihmuar këto kategori që janë në nevojë”, ka shtuar ai.
Jashari ka thënë gjithashtu se Qeveria ka ndarë më pak sesa shoqata e tij ka kërkuar.
“Ne e kemi bë kërkesën por ajo është shkurtuar, përafërsisht kemi kërkuar diku 180 mijë euro ende nuk e dimë sa i janë ndarë organizatës tonë”, ka thënë ai.
Edhe kjo shoqatë paratë do të i shfrytëzoj për rehabilitim.
“Këto mjete janë kërkuar për rehabilitim në banja kryesisht të prindërve të dëshmorëve që nuk gëzojnë benificion, për aktivitete të shoqatës, për akademi dhe shpenzime të ngjashme”, ka thënë ai.
Kujtojmë që në maj të këtij viti Qeveria e Kosovës kishte ndarë 300 mijë euro për rehabilitim e veteranëve të e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati kishte thënë për arbresh.info se me këtë shumë do të shkojnë në bregdetin shqiptar rreth 2 mijë veteranë.
“Për deti kemi kërkuar njëjtë 300 mijë euro dhe planifikojmë që t’i dërgojmë 1 mijë e 700 veteranë dhe presim që në muajin e gjashtë . Planifikojmë që veteranët t’i dërgojmë në bregdetin shqiptar kështu që ne që 2-3 vite kemi qenë në atë bregdet sepse është edhe çështja se dëshirojmë që paratë t’i dërgojmë në vendin tonë, Shqipëri”, kishte thënë ai./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...