Google ADS

Agron Tufa kundër kreut të ri të SPAK: Ka qenë hetues në diktaturë

01:15 | 20 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Sipas ish-kreut të Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, Arben Kraja i zgjedhur sot si kreu i SPAK ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kraja u zgjodh gjatë ditës së sotme me 6 vota nga anëtarët e KLP-së.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!

Ka vend një pyetje këtu:

– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos vallë ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?

Për këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten, ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”. Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë” – ka shkruar Tufa në Facebook.

Agron Tufa ndodhet aktualisht në Zvicër ku ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij. Ai ka denoncuar shpesh se ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme