Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk do t’ju bëjë keq për zemrën, madje mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të çrregullimit ritmik të zemrës, sugjeron një studim i ri.
Mjekët kanë paralajmëruar gjithmonë që konsumimi i kafeinës mund të jetë i rrezikshëm për personat që kanë probleme me zemrën, duke shkaktuar vështirësi në pompim dhe lodhje të shpejtë.
Por, studimi i ri nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ka zbuluar se 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e çrregullimit të rrahjeve të zemrës me 13%, duke ulur kështu rrezikun e atakut në zemër ose goditjen në tru – këtu nuk përfshihen pijet energjike, pasi janë realisht të dëmshme.
Ka shumë debate në lidhje me kafen, shkruan atagov.al. Por derisa Kalifornia deklaroi muajin e kaluar se ajo është kancerogjene, ndërkohë që një studim i ri së fundmi ka të dhëna që sugjerojnë se deri në 6 filxhanë kafe janë të sigurta dhe se përfitimet shëndetësore tejkalojnë rreziqet.
Një studim i ri i kryer tek më shumë se 340 mijë njerëz ka zbuluar se si çaji, ashtu edhe kafja, mund të ofrojnë mbrojtje kundër çrregullimeve të rrahjeve të zemrës.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...