Google ADS

Rama: Më vjen keq për Thaçin, Haradinaj la Kosovën pa viza për kapriço

00:50 | 20 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin “Zona e debatit”, në Klan Kosova me Baton Haxhiun se kal mbetur i zhëgnjyer me refuzimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në samitin që mbahet këtë fundjavë në Tiranë për Shengenin Ballkanik. Rama kritikoi Thaçin që prej kohësh e ka pasur një aleat të fortë në Prishtinë.

“Më vjen keq për Hashim Thaçin që bën një piruetë 360 gradë dhe bie në qëndrimin e mëparshëm. Ai ka qenë në tavolinë me Serbinë dhe tani thotë nuk ulem me Serbinë se nuk na njeh. Ky është një virus që rrezikon t’ju hyjë të gjithëve dhe rrezikon që të hyjnë në garë se kush është më patriot. Pse këta do të më tregojnë mua që jam tradhtar? Këta mua?” – tha Rama duke ngritur zërin.

Rama u tregua i ashpër edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kosova u dënua nga taksa dhe Serbia fitoi pasi bëri rolin e viktimës. Taksa ishte një mjet për të marrë diçka dhe nuk duhet të kthehej në qëllim. Mundësia “e artë” erdhi në Berlin kur Makron i tha Ramushit: “na jep mundësinë mua dhe kësaj… dhe në krah kishte Angela Merkelin dhe jo Anduenën, ti suspendoje për 4 muaj taksën. Nuk po të themi ta heqësh, por pezulloje sa të bindim edhe vendet e tjera dhe unë do t’ju jap liberalizmin e vizave. Sot do lëviznit të lirë Baton. Kështu është kur bën politike miope” – tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme