Edi Rama: Do ta bëjmë Thumanën e re

23:50 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka thënë se kriza e tërmetit ka një mundësi të madhe për shkuar prapa duke sqaruar se do të ndërtojnë një vend të ri.

“Ajo që mua më pëlqen shumë ta nis nga një hieroglif kinez, në të shkruarin kinez i njëjti hieroglif e njëjta shenjë ka kuptimin e krizës ose të mundësisë, varet se si është fjala ka kontekst të lexohet si krizë dhe si mundësi”.

“Çdo krizë është një mundësi, dhe kjo krizë është një mundësi e madhe për të shkruar për tej tërmetit, që do të thotë të ndërtojmë shtëpi shumë më të mira se sa kishin këta njerëz para tërmetit,të ndërtojmë pallate më shumë sesa që kishin para tërmetit. Pra kur këta të kthehen do të shohin ndërtime ndryshe, do të iu duket sikur janë jashtë shtetit”.

Rama në Zona e Debatit të Klan Kosovës deklaroi se njerëzve në fshat do të iu ofrojnë shtëpi afër njëri-tjetrit.

“Nuk do të prekim asnjë metër tokë të askujt por do të detyrojmë që gërmadhat t’i prishin që më aty të mos ndërtojnë dhe të marrin një shtëpi të re më pranë qendrës”.

“Ne do të bëjmë një transformim që do të kalojë në një fazë të rilindjes urbane dhe sociale. Nuk do të jenë më qendrat e qyteteve apo infrastrukturat e qyteteve, në këtë rast do të jenë modele të reja të jetesës në komunitet, pra në Durrës do të bëjmë një lagje të re, do të bëjmë ndryshime edhe në Tiranë”.

“Do të bëjmë Thumanën e re. Do bëjmë kampusin e Universitetit të Bujqësisë dhe do të zbulojmë një rrugë që kjo të jetë rruga e së ardhmes. Jam i bindur se jo vetëm ne, por edhe qeveritë tjera më mbrapa do të kenë këtë pjesë të programit. Në një fazë të dytë do të kemi një planprogram për ata që më nuk do të munden të jetojnë në shtëpi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme