Google ADS

Konferenca vjetore e projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”

23:02 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sot është mbajtur konferenca e parë vjetore ku u prezentua pasqyra e projektit të quajtur “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, projekt ky i udhëhequr nga Anibar (Pejë) me partnerë Lum-bardhi (Prizren), 7 Arte (Mitrovicë), Pogon (Zagreb), si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE).

Përgjatë konferencës janë prezentuar disa prej aktiviteteve të realizuara në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, ndërsa është shfaqur edhe njëra prej tri videove informuese që pasqyron bilancin një vjeçar të këtij projekti.

Përgjithësisht, projekti “Hapësirat Kulturore të Kosovës” ka përmbushur qëllimet e veta të para-para në vitin e parë, ndërsa deri më tash janë realizuar aktivitetet si vijon:

– Ka filluar funksionimi dhe operacionalizimi i Rrjeteve lokale në të trija Komunat si dhe është akumuluar mjaftueshëm dije për krijimin e partneritetit me autoritetet lokale;
– Të gjitha Rrjetet e Organizatave të Kulturës kanë themeluar formalisht trupën udhëheqëse ndërsa shumica prej tyre i kanë miratuar strategjitë për vitet në vijim;
– Në shumicën e Komunave respektive ka filluar të kuptohet rëndësia dhe praktikat e qeverisjes pjesëmarrëse të qytetarëve;
– Janë organizuar mbi 45 programe publike, të cilat kanë rritur kapacitetet programative të këtyre qendrave;
– Në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë janë shfaqur 25 filma, 13 diskutime publike, 3 performanca muzikore, 2 netë të poezisë, 2 sesione të leximit, diskutimit dhe shfaqjes së filmave, 1 perfor-mancë vizuele; 46 aktivitete;
– Në Prizren është mbajtur Nata e Bardhë (Nuit Blanche) si dhe është sjellur retrospektiva e Želimir Žilnik; Është hartuar plani menaxhues i Lumbardhit.
– Në Pejë kanë nisur përpjekjet për të gjetur hapësira publike për shfrytëzim kulturor. Janë tra-jtuar tema të ndryshme mbi hapësirat, objektet dhe idetë e publikes. Është themeluar klubi i parë i filmit dhe i leximit nën siglen Klubi i Kinemasë “Jusuf Gërvalla”;
– Në Mitrovicë ka nisur diskutimi për udhëheqjen e një objekti brenda hapësirave të Fabrikës së Trepçës, të quajtur “TrepçArt”;
– Janë mbajtur 2 punëtori për zhvillimin e kapaciteteve dhe në lidhje me format e financimit.

Ky projekt që për së gjati quhet “Partneriteti Publiko-Civil për Qeverisjen e Re të Infrastrukturës Publike në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë”, ka për qëllim fuqizimin e rolit të organizatave të shoqërisë civile dhe qendrave kulturore në menaxhimin e infrastrukturës publike, si dhe rritjen e bashkëpunimit me qeverisjet lokale për përdorimin e të përbashkëtave dhe hapësirave të ndryshme për qëllime kulturore.

Të ngjashme