Jeni të stresuar? Mund t’mos jetë edhe aq keq

23:04 | 19 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Sigurisht stresi i tepërt në një situatë delicate bën që proceset njohëse të trurit të errësohen, kështuqe linja mes efektivitetit dhe dëmit të saj është sa një fije peri.

Ka njerëz që pretendojnë se presioni është më efektiv në punë, por pyetja është se cila sasi stresi është në të vërtetë e dobishme.

Një parim në psikologjinë e quajtur si ligji Jerks-Dodson dikton që rritja e adrenalinës, ndjenja e eksitimit përpara një detyre të rëndëishmë, qoftë punë, provim, apo ndjeshje sportive mund të jetë shtysa kryesore për arritjen e një suksesi, transmeton portal arbresh.info

Përfundimi është se ngacmuesit e aftësive po përmisohen, duke u fokusuar në një pikë tëcaktuar. Në aspektin fiziologjik, këto stimuj mund të jenë të lidhura me ritmin e shpejtë të zemrës, rritjen e rrjedhës së gjakut nëpër tru ose një grup specifik të muskujve, dhe lëshimin e glukozës si karburant, i cili mund të jetë i dobishëm në rast të një krize ose në përgjigje të një sfide joshëse.

Sipas një mjeku në Oksfordshire në Angli, një sasi e vogël stresi bën mirë në zgjidhjen e problemeve.

Sidoqoftë, presioni i përshtatshëm për përformancën e një personi varet nga përbërja e tyre mendore. Disa njerëz, të ashtuquajturat pesimistë, reagojnë ndaj presionit sepse janë më efektivë kur shqetësohen pak. Nga ana tjetër, ka individë që lulëzojnë vetëm kur u jepet një nxitje.

Do të thotë që çdo lloj stresi në planin afatgjatë nuk është i përshtatshëm, por ka individë që janë të varur nga kjo sepse ata janë mësuar të motivohen vetëm janë në gjendje stresi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme