Google ADS

E rregulloni shtratin tuaj në mëngjës? Çfarë do të thotë kjo për karakterin tuaj, sqarojnë psikologët

22:19 | 19 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Psikologët pohojnë se ky zakon i vogël mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj dhe të zbulojë shumë për karakterin tuaj.

Rregullimi i shtratit për disa njerëz është një detyrim i pashmangshëm, por për disa të tjerë është një humbje kohe.

Sondazhi i fundit i kryer me 68 mijë njerëz, tregon se vetëm 27 përqind e njerëzve e kanë zakon të rregullojnë shtratin në mëngjes.

Sipas psikologëve rregullimi i shtratit lidhet me:

Gjendja e shtratit është gjendje mendore, sepse tregon reflektimin shpirtëror. Psikologët thonë se ata që kanë një krevat të rregullt u pëlqen jeta e tyre, ndërsa ata që bëjnë të kundërten pëlqejnë më shumë një jetë kaosi.

Nëse e rregulloni shtratin sapo të zgjoheni, atëherë ditën do ta keni më të lehtë, sepse mendja juaj do të jetë e qetë kur e dini që në shtëpi keni një punë më pak.

Rregullimi i krevatit reflekton lumturi dhe produktivitet, thotë sondazhi i kryer, ku edhe shton se këta tipa njerëzish kënaqen me punën e tyre, ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë gjumë të rregullt.

Mbi të gjitha, psikologët thonë se njerëzit që rregullojnë shtratin sapo të zgjohen duan që të kenë në kontroll jetën e tyre dhe shtrati është vetëm një detaj në rutinën e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme