Digjet dhe fundoset jahti luksoz i këngëtarit Marc Anthony

21:24 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një jaht luksoz rreth 36 metra i gjatë që besohet se është pronë e këngëtarit Marc Anthony është përfshirë nga flakët në portin e Majamit.

U deshën 45 zjarrfikës dhe rreth dy orë për të shuar zjarrin, duke e lënë anijen të fundoset pjesërisht në Biscayne Bay, transmeton portali arbresh.info.

Varka ishte e ankoruar në MacArthur Causeway në Marina Gardens Island, kur u përfshi nga zjarri të mërkurën në mbrëmje.

Gjashtë ose shtatë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan, sipas raporteve lokale.

Dëmi bëri që varka të zhytej gradualisht, me pamjet nga WSVN 7 News që tregojnë të paktën një e treta e jahtit të zhytur gjatë operacionit.

Jahti i quajtur Andiamo (italisht për “të ikim”) kuptohet të jetë i pashpëtueshëm.

Ajo kishte pesë kabina dhe zinte 12 persona sipas TMZ, e cila e vlerëson rreth 7 milionë dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme