Presidenti katalanas u shpall fajtor për mosbindje nga Gjykata e Lartë Katalanase dhe u diskualifikua nga mbajtja e funksioneve publike për një vit e gjysmë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Quim Torra nuk do të tërhiqet nga detyra menjëherë, pasi udhëheqësi separatist i rajonit verilindor të Spanjës ende mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Spanjës. Megjithatë, vendimi ia pamundëson atij që të kandidojë sërish në rast të zgjedhjeve të reja rajonale.
Ai u shpall fajtor për mosbindje shkaku i refuzimit të tij për të mos mbajtur shiritin e verdhë, i cili mbahej në shenjë solidariteti me drejtuesit e organizatave pro-pavarësisë, si dhe për shkak të përdorimit të flamujve jozyrtarë të Katalonjës në ndërtesat publike në prag të zgjedhjeve në mars të vitit 2019. Shiritat dhe flamujt u konsideruan si simbole pro-pavarësisë dhe shfaqja e tyre u konsiderua shkelje e ligjeve të Spanjës.
Bordi zgjedhor tha se simbolet e pavarësisë ishin “mjete të propagandës politike”, duke i dhënë Torra-s 48 orë për t’i hequr ato. Nga fakti se injoroi urdhrat dhe pranoi mosbindjen përderisa ishte në gjyq, atij iu shqiptua një gjobë prej 30.000 euro.
Ndërkohë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë të enjten vendosi që Oriol Junqueras, ish-nënkryetari i rajonit, duhet të kishte marrë imunitet kur u zgjodh anëtar i Parlamentit Evropian në maj të vitit 2017.
Në atë kohë, Junqueras ishte në paraburgim në pritje të gjykimit për rolin e tij në referendumin e paligjshëm për pavarësinë e rajonit në vitin 2017, ndërsa gjykatat spanjolle kishin refuzuar ta lejonin atë të bënte betimin e tij dhe të merrte postin.
Këtë vit, Junqueras u dënua me 13 vjet burg për kryengritje. Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane nuk do të thotë se ai do të lirohet nga burgu, megjithëse partia e tij kërkon lirimin e tij të menjëhershëm. Kjo mund të prekë edhe ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont, si dhe ish-këshilltarët e tjerë që u zgjodhën si anëtarë të Parlamentit Evropian në vitin 2019, por që aktualisht janë në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë.
Të paktën një protestë spontane ka shpërthyer tashmë në Katalonjë, ndërsa janë paralajmëruar edhe protestat të tjera.
Këto vendime gjyqësore dhe protesta ndodhin në kohën kur po zhvillohen negociata delikate midis Partisë Socialiste dhe partive katalanase pro-pavarësisë. Ndihma e separatistëve është e nevojshme që Spanja të formojë një qeveri përparimtare, që është plani i Ushtruesit të Detyrës Kryeministër i Spanjës, Pedro Sanchez. Nëse ai nuk arrin të marrë mbështetjen e tyre, Spanja mund të shkojë në raundin e pestë të zgjedhjeve në pesë vitet e fundit.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...