Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi ka mohuar se në LDK po zhvillohet luftë e brendshme ndërmjet figurave të subjektit që ai përfaqëson.
”Nuk e kisha quajtur ashtu. Në media ka gjëra që marrin përmasa më të mëdha. Pak lajmet më interesante, marrin përmasa më të mëdha”.
”Ne jemi njëzëri për ndërtimin e Institucioneve, dhe Qeverisë së re. E kemi proklamuar këtë edhe gjatë fushatës. Duhet të negociohet pak më shumë. Ne kemi treguar shenja që jemi për ndërtimin e kësaj qeverie në baza të shëndosha”.
Por a pati thyerje në këtë rrugëtim?
”Jo, nuk pati. Ende qëndrojmë për, por duhet të ketë marrëdhënie mes partnerëve që është e ndërtuar në baza të shëndosha. Është mirë që jo një parti t’i ketë të dy institucionet. Sepse flasim për një parti që ka me i përcaktu gjërat”.
”Si parim nuk është në rregull t’i përcaktojë shefin e AKI-së, shefin e ushtrisë”.
”Diçka që më ka penguar është që një numër i madh i atyre që merren me politikë, kushdo që merret me politikë duhet të hyjë në politikë. Këtë ia drejtoj secilit qytetar që po përmendet një diskurs që këto nuk kanë qenë zgjedhje presidenciale”.
”Në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Ka vetëm parlamentare. Qytetarët dhe votuesit e zgjedhin parlamentin, e parlamenti më pas e zgjedh edhe Qeverinë. Ky Kuvend e zgjedh edhe bordin e RTK-së edhe KOS-tit edhe Presidentit edhe organeve të tjera që vijnë”.
Abrashi ka treguar në Info Magazine, se pse nuk po tërhiqet LDK-ja?
”Fituesi nuk i merr të gjitha në politikë. Sistemi ynë parlamentar nënkupton shumë kompromis. Obligim kushtetues edhe politik është i partisë së parë t’i ndërtojë insittucionet. Ata duhet të vinë jo përditë, por të na kërkojnë për idetë”.
”Negociatat dhe të gjitha këto takime janë bërë në mënyrë shumë transparente. Është një qasje e re që nuk është parë në Kosovë. Qëndrimi i Këshillit është që është mirë për vendin që presidenti të propozohet nga LDK”.
”Kjo dramë po ndodhë por nuk kemi edhe ne faj, sepse presidenti e ka caktuar datën më 26. Është përmendur edhe në Këshill, e ka thënë edhe Kryetari që plani B të jetë opozita sepse po flitet shumëçka aty. Por nuk do ta çuaj plan, sepse ideja është që të krijojmë së pari institucionet”.
Por çka nëse Vetëvendosje kërkon një partner tjetër?
”Është e drejtë e tyre, nuk na mbet hatri”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...