Google ADS

Presidenti i Tottenham: Një ditë Pochettino do rikthehet

17:17 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy i ka hapur mundësinë që në të ardhmen Mauricio Pochettino, të rikthehet në skuadër.

Levy shkarkoi teknikun argjentinas në nëntor për shkak të rezultateve të dobëta, nga ky i fundit transmeton portali arbresh.info.

Ai ka pranuar se kjo gjë ka qenë shumë e vështirë pasi ka pasur marrëdhënie të mirë me Pochettinon.

“Kam ndërtuar lidhje të fortë me Pochettinon pas pesë vite e gjysmë në Tottenham. Është diçka që asnjëherë nuk e kam dashur. Ishte shumë vështirë të them këtë gjë, por më kuptoi”

“Ka qenë në futboll për një kohë të gjatë. Nuk është asgjë personale dhe jam i sigurt që një ditë do rikthehet me i fortë”

“Mauricio ka bërë punë fantastike, jam mirënjohës. I uroj më të mirat në të ardhmen. Jam ende në kontakt, lidhja jonë është shumë e mirë”

12-orë pas shkarkimit të Pochettinos në stolin e Spurs erdhi Jose Mourinho./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme