Google ADS

PKK/YPG sulmon civilët në Siri, në mesin e të vdekurve edhe fëmijë

15:32 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

PKK/YPG vazhdon sulmet ndaj civilëve të pafajshëm në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”

Të paktën 5 civilë në mesin e të cilëve edhe 3 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me bombë që organizata terroriste PKK/YPG ka kryer në Ras Al-Ayn.

Në njoftimin e bërë nga Ministria turk e Mbrojtjes, thuhet se PKK/YPG vazhdon sulmet e saj të pabesë ndaj civilëve të pafajshëm në zonën e Operacionit “Burimi i Paqes”.

Terroristët vrasës të foshnjave sulmuan me autobombë në Ras Al-Ayn, si pasojë e së cilës humbën jetën 5 civilë prej të cilëve 3 fëmijë./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme