Organizata ÇOHU! sot ka publikuar raportin mbi monitorimin e disa mediave online lidhur me shkeljet etike që ato kanë bërë gjatë raportimit të tyre të përditshëm. Ky është raporti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe përfshin periudhën maj 2018 – prill 2019.
Monitorimi ka mbuluar tetë media online: Gazeta Express, Gazeta Zëri, Indeksonline, Insajderi, Telegrafi, Gazeta Blic, Kossev dhe portali Veriu.
Këto mediume janë monitoruar çdo ditë, duke mbuluar artikujt e të gjitha fushave.
Duke marrë parasysh se në përditshmëri shohim shkelje të ndryshme të etikës së gazetarisë, sidomos nga mediat online, synimi e këtij veprimi është të vetëdijësohen dhe të angazhohen qytetarët për të dërguar ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) edhe në rastet kur ata nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë apo të përmendur në raportimet e mediave.
Organizata ÇOHU ka angazhuar tre studentë të cilët kanë bërë monitorime ditore të tetë mediumeve online. Disa prej tyre janë ndër më të klikuarat në Kosovë, të tjerë janë portale që më shumë raportojnë për një komunë apo rajon të caktuar. Gjithashtu është monitoruar edhe një medium në gjuhën serbe.
Në bazë të të dhënave që janë nxjerrë nga monitorimi i shkrimeve për periudhën në fjalë, rezulton se në KMShK janë dërguar 92 ankesa, ndërkaq janë miratuar 41 prej tyre.
Prej se ka filluar dërgimi i ankesave ndaj këtyre mediave për dyshime se kanë shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, me kohë është vërejtur kujdes më i madh në raportim nga ato media.
Ky raport pasqyron të gjitha shkeljet për secilin kapitull nga secili medium i monitoruar.
Të dhënat tregojnë se, më së shumti janë evidentuar shkelje të kapitullit që ka të bëjë me raportimin e së vërtetës. Duke u nisur nga supozimi i studentëve të angazhuar se është shkelur ky kapitull, Këshillit të Mediave të Shkruara i janë dërguar 47 ankesa, prej të cilave janë miratuar 19 sosh.
Monitorimi i portaleve të lartcekura po vazhdon dhe do to përfundojë në prill të vitit 2020, kur do të hartohet edhe raporti përfundimtar./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...