Google ADS

Kadrijaj: Ambiciet e LVV-së dhe LDK-së po lejojnë qeverinë Haradinaj të shpenzojë paranë publike

14:12 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Përderisa partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV)dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),  ende nuk kanë bërë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, qeveria në largim në krye me Ramush Haradinaj, po vazhdon të merr vendime në lidhje me investimet, shpenzimet e të cilëve arrijnë shifrën milionëshe.

Megjithatë, këto veprime të qeverisë Haradinaj nuk po shihen si antiligjore.

Njohës i çështjeve ekonomike,  Mustafë Kadrijaj në një përgjigje të dhënë për arbresh.info  për shpenzimin e parasë publike ka fajësuar LDK-në dhe LVV-në për mos formimin e qeverisë së re ngase sipas kjo po e lejon qeverinë Haradinaj të merr vendime të tilla.

“Po te shkonin proceset mbas mbajtjes se zgjedhjeve me 6 tetor do të ishte udhëhequr me vendimet e marra nga  qeveria e re por meqë prolongimi i certifikimit te rezultateve si dhe ambiciet për ndarje te pushtetit ne mes te LDK së dhe LVV-se po e thellojnë edhe me shumë vakumin institucional. Ne ketë rast pa marr parasysh qe qeveria dhe kryeministri  ne detyrë nuk ka mandat së paku moral por sidoqoftë administrata dhe funksionimi i shtetit nuk duhet te jetë pre pazareve politike ne mes te LDK-se dhe LVV-se kështu që qeveria po i kryen detyrat e veta qe edhe marrja e vendimeve është diçka jetike për funksionimin e proceseve zhvillimorë ne vend si ne nivel qendror dhe lokal. “, tha Kadrijaj

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të qeverisë në largim janë marrë disa vendime, ku shpenzimet buxhetore kishin arritur shifrën milionshe./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme