Mbrëmë arbresh.info kishte raportuar për një roje të pyllit të gjetur pa shenja jetë në afërsi të Badovcit.
E për këtë sot ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se personi i vdekur është N. Rr.
“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli”, ka shkruar ai.
Ahmëri ka shtuar gjithashtu se trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore teksa u ak shprehur ngushëllime familjes
“Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Ahmeti.
“Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, ka përfunduar i pari i komunës së Prishtinës./arbresh.info/
Lexo edhe: Gjendet i vdekur një person tek liqeni i Badovcit
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...