Liverpooli ka konfirmuar se e ka blerë Takumi Minamino nga Salzburgu, duke e aktivizuar klauzolën e tij pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Kampioni evropian e pagoi klauzolën e lirimit të talentit japonez në vlerë 8.5 milionë euro, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp sapo të hapet afati kalimtar i janarit.
Minamino ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë me Liverpoolin, pasi i kreu me sukses testet mjekësore të martën.
24-vjeçari do t’i bashkohet zyrtarisht të kuqve më 1 janar, ditën që do të hapet afati kalimtar dimëror.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është adhurues i madh i Minaminos tash e një kohë dhe është i lumtur që do ta ketë në skuadër japonezin.
Minamino, i cili mund të luajë në të gjitha tri pozitat e sulmit, mahniti dhe ra në sy me paraqitjet e tij për Red Bull Salzburg në fazën grupore në Ligën e Kampionëve këtë sezon./express
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?