Cristiano Ronaldo ka siguruar se i ka lënë prapa shqetësimet me lëndim, duke thënë se tani është në gjendje shumë të mirë, pasi i ndihmoi Juventusit ta mundë 2:1 Sampdorian me një gol fantastik.
Sulmuesi portugez e shënoi golin e fitores së Juves në pjesën e dytë, duke kërcyer 71 centimetra nga toka për ta futur topin me kokë në rrjetë.
“Jam i lumtur me rezultatin, ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse Sampdoria luajti mirë sot”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.
“I tërë ekipi tregoi frymën e duhur. Ishte gol i mirë dhe jam i lumtur që i ndihmova ekipit t’i fitojë tri pikë të tjera”, shtoi ai.
“Kisha probleme me gjurin për një muaj, por më ka kaluar tani dhe ndihem mirë fizikisht. Ajo çfarë unë dua është t’i ndihmoj Juventusit të fitojë tituj”, përfundoi ai.
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...